×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në Llap: Qindra qytetarë i bashkohen PDK-së

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 22:08

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës ku qindra banorë të kësaj ane në mënyrë organizuar i janë bashkuar PDK-së në mbështetje të Veselit për kryeministër të ardhshëm.


    Kreu i PDK-së, nëpërmjet një statusi në Facebook ka falënderuar banorët e Llapashticës për besimin e dhënë për të arfhmen më të mirë për Kosovën.

    “Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë Veseli.

    Statusi i plotë i Kadri Veselit:

    Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muçiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

    Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund ti japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!