×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në Poklek kujton të rënët: Kurrë s’do t’i falim masakrat e Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 11:41

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë sot homazhe para lapidarit të të rënëve në Poklek të Drenasit.


    Në këtë fshat para 20 viteve janë vrarë dhe janë djegur 54 shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë.

    Veseli tha se mund të harrohen e falen shumë gjëra në jetë por masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë nuk do t’i falin kurrë.

    Postimi i Veselit në Facebook:                                           

    Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!