×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Nëse është e nevojshme mos ma përmendni kurrë emrin, vetëm votojeni Tribunalin

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 10:46

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit pa dallime partiake që të bëhen bashkë për ta votuar sot iniciativën për Tribunalin për gjenocidin serb në Kosovë.


    Ai tha se pavarësisht që është iniciator i formimit të Tribunalit, ka për qëllim vetëm formimin, duke theksuar se meritat për të do tu takojnë të gjitha partive parlamentare.

    “Unë edhe kur e kam iniciuar ju kam thënë se kjo iniciativë le të jetë e të gjithëve së bashku, vetëm ta formojmë pasi kanë kaluar dy dekada dhe askush nuk ka marrë asnjë iniciativë për të kërkuar drejtësi për mijëra viktima e qindra masakra që kanë kryer forcat serbe në Kosovë”, tha Veseli.

    Ai tha se sot Kuvendi duhet t’i thotë Po formimit të komisionit shtetëror për Tribunalin e gjenocidit serbë.

    “Thash në seancën e kaluar, jo që jam në gjendje të hjeku dorë prej vetvetes, por kurrë emri im mos u përmendtë, por kanë kaluar dy dekada edhe askush as në këtë Kuvend as askund nuk ka marrë iniciativë, bile kogja më bën nder, me e ndalë s’ka askush. Nuk ka nevojë fare të improvizohet, të dalin nga Grupet Parlamentare sic dëshirojnë, e improvizojnë në mënyrë që vec të largohet iniciativa nga emri e ta votojmë se kemi edhe shumë pika të tjera”, ka thënë Veseli në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Aktualisht Grupet Parlamentare po diskutojnë për gjetjen e formës për t’i unifikuar qëndrimet për ta votuar sot formimin e Komisionit Shtetëror për formimin e Tribunalit për gjenocidin serbë, një nismë kjo e Kryeparlamentarit Kadri Veseli para dy javësh.

    Në rend dite në seancë janë edhe dy pika të ngjashme me rëndësi, njëra për Muzeun e Gjenocidit në qendër të Prishtinës dhe tjetra për Muzeun e të dëbuarve në Stacionin e trenave në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!