Bashkësinë Islame sot e vizitoi edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Ai tha se si komb duhet mos lënë anash e kaluara por duhet të mendohet më shumë edhe e ardhmja.
“Urime të gjithëve ju qoftë bajrami të gjithë qytetarëve, e më së shumti atyre që ndajnë dhembjen këto ditë po them nga ata që janë ndarë nga bajrami i kaluar”, tha Veseli.
Veseli tha se kombi shqiptar duhet të ruaj vlerat dhe të mendojnë më shumë për të ardhmen e vendit dhe qytetarët tanë të kenë më shumë mirëkuptim në mes vete.
“Uroj që pas këtij muaji të shenjtë të ramazanit, ne si komb të kujtojmë të kaluarën tonë por të mendojmë më shumë për të ardhmen dhe ta ndihmojnë e kuptojmë më shumë njëri-tjetrin. Faleminderit për çdo predikim që BIK-u bën për komunikimin që është solidaritet dhe respekt i cili e dallon identitetin tonë kombëtarë dhe mbron të drejtat dhe vlerat e njerëzimit”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.