×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli mesazh kriminelëve serbë: Edhe në Serbi do t’ju kapim

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 12:55

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka folur për iniciativën për nxjerrjen e një rezolute përmes së cilës do të konfirmohej vërtetësia e krimeve serbe në Kosovë.


    Veseli i cili gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë, sot nga Kuvendi ka dërguar porosi duke thënë se shteti i Kosovës, do t’i ndjek edhe në Serbi, kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    ’Nuk jeni të lirë do ju zëmë të gjithëve ju që kryet krime, e që nuk ishin të zotë të ballafaqoheni me Ushtrinë Çlirimtare, por vratë civil të pafajshëm gra e fëmijë”, është shprehur Veseli.

    Veseli ndër të tjera ka thënë se krimet serbe në Kosovë ishin të përmasave gjenocidale.

    “Krimet serbe në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit. Kanë kaluar dy dekada, aspak nuk është bërë në krejt drejtim. Drejtësia ndërkombëtare se ka bërë punën e vetë për krimet serbe. Serbia i ka ditë dhe i din secilin krim që është kryer në Kosovë. Unë e kam marrë iniciativën që do të rezultojë me krijimin e një gjykate ndërkombëtare për masakrat që i ka kryer Serbia, në vitet 1998-1999, dhe krijimi i saj është i domosdoshëm”, ka thënë Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!