Kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka mohuar se ishte intervistuar nga Gjykata Speciale.
Veseli, në “Debat Plus” ka thënë se ai nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale asnjëherë.
Ai ka thënë se nëse do të ftohej nga Gjykata Speciale do ta bënte publike ftesën.
“Momentin që pranoj ftesë nga Specialja do ta bëj publike. E kam thënë dhe e them prapë. Nuk jam intervistuar dhe nuk kam marrë ftesë deri tani”, tha ai
Kryetari i Kuvendit ka thënë se në momentin kur është raportuar se gjendet në Hagë ai ishte ende pa zbritur në Lubjanë.
“Isha me Enver Hoxhajn dhe ai vazhdoi për Frankfurt, dhe aty e kuptoj lajmin…Edhe pasi kam mohuar lajmin media që e ka publikuar lajmin nuk e ndryshonte titullin. U bëra e ditur se në Lubjanë nuk është seli e Gjykatës Speciale”.
“…Ata janë njerëz shumë profesional. Ka marrëveshje se ku do të bëhen intervistat. Ata nuk bëjnë intervista në stalla”.
Veseli thotë se ka dyshime pse lajmi është postuar pikërisht në ditën kur ai kishte dalë në konferencë për të filluar Tribunalin ndaj Serbisë.
Ai theksoi se nuk e di shkakun e atyre lajmeve dhe ka tentuar t’ju tregoi se nuk ishte në Lublanë për tu intervistuar nga prokurorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.