×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli për besimtarë myslimanë në Haxh: Kthim të shëndoshë në atdhe

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 23:53

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë haxhilerët që janë nisur për në Mekë dhe Medinë.


    Ai ka i ka uruar shëndet, adhurim të pranuar dhe kthim të shëndosh në atdhe.

    Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Veselit:

    Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!