×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar: Do jetë rrugë e vështirë dhe e gjatë por e pashmangshme

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 20:17

    Kryekuvendari Kadri Veseli ndërsa ka folur për Tribunalin Ndërkombëtar ka thënë se insitucionet duhet të bashkohen dhe të ndërmarrin vendime sa më parë për themelimin e tij.


    “Do jetë rrugë e vështirë, e gjatë por e pashmangshme”, ka deklaruar Veseli në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka pohuar se duhet të dokumentojmë faktet dhe dëshmitë që janë të shkapërderdhura nga organiztat, që të mos ketë pasaktësi se sa njerëz janë vra.

    “Serbia duhet të merr përgjegjësi për këto krime”, ka pohuar Veseli.

    Ai ka thënë se kjo iniciativë nuk dihet të shihet në këndin personal, pra kush e filloi, duke shtuar se nuk është çështje personale.

    Ideja për Tribunalin është e bazuar në ekspertët tanë dhe ndërkombëtarë. Tribunali do jetë i pashmangshëm. Çdo parlament të botës do të shkojnë dëshminë. Ka dëshmi të gjalla, të dokumentuara, që shteti serb qëndron prapa këtyre krimeve”, ka pohuar Veseli.

    Ai ndërsa ka folur për foton e publikuar nga Flora Brovina ka pohuar se është gabim fatal por kjo tregon se nuk duhet vonuar.

    “Znj. Brovina nuk është konsultuar me grupin parlamentar, nuk është dasht t’i bëjë hapat vet, dhe nga mendimi i saj se është reale”, ka pohuar Veseli.

    “Nëse dikë e ka dëmtu, më ka dëmtua mua”, ka pohuar Veseli, duke shtuar se asgjë nuk ka ditur rreth fotos derisa është publikuar.

    Ai ka shtuar më tej se si mundet një subjekt të qëndron prapa diçkaje që është e padokumentune.

    I pyetur se nga e ka marrë foton Brovina, kryeparlamentari Veseli ka pohuar se nuk e di.

    /Reporteri.net/,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!