Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lajmin për vdekjen e hoxhës më me ndikim në Kosovë, Asllan Muratit, e ka pritur me shumë dhimbje.
Veseli tha se kontributi dhe puna e hoxhë Asllanit është respektuar nga i gjithë rajoni i Mitrovicës, ndërsa trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për shumë gjenerata.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Mulla Asllanit, një prej hoxhallarëve më me ndikim në Kosovë. Kontributi atdhetar dhe puna e Mulla Asllanit me besimtarë janë respektuar gjithmonë në rajonin e Mitrovicës. Trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për shumë gjenerata. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Veseli në Facebook.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1374158286092707
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.