Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar pas ndalimit nga policët kufitarë serbë të Srdjan Jovanoviq, anëtar i Partisë së Pavarur Liberale Serbe dhe njëherit këshilltar për komunitete i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Veseli ka kërkuar që Bashkimi Evropian të reagojë dhe të kërkojë nga Serbia që të ndalë këto veprime provokuese, shkruan Reporteri.net.
Veseli ndër të tjera ka shtuar se ky veprim është i papranueshëm dhe që synon të përndjekë serbët e Kosovës që duan të integrohen në shtetin tonë.
Reagimi i plotë:
Ndalimi dhe marrja në pyetje nga autoritetet e Serbisë të një zyrtari tjetër të Partisë Liberale Serbe, Srdjan Jovanoviq e që është edhe anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës është veprim i papranueshëm dhe që synon të përndjekë serbët e Kosovës që duan të integrohen në shtetin tonë. Ky është një akt që ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.
Bashkimi Evropian duhet të reagojë dhe të kërkojë nga Serbia që të ndalë këto veprime provokuese. Këto akte dëshmojnë mungesë të vullnetit të Serbisë për të dialoguar e për t’u pajtuar. Veprime të tilla nuk duhet të përsëriten më.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.