×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli përkujton Bekim Berishën në përvjetorin e rënies së tij heroike

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 22:46

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar heroin Bekim Berisha (Abeja) në përvjetorin e rënies së tij heroike.


    Veseli përmes një postimi në Facebook tha se përkushtimi atdhetar i Bekim Berishës do të mbetet në kujtesë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

    “Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja. Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore. Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, shkruan Veseli.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1666674690174397?__xts__%5B0%5D=68.ARBFhWlLBvzr7jC1n89sjm2C04b-bZNnFRW4-5lf8Au2ZAm0PhWIf4cqFJ1eoI4msBByB8B3vks2TGrNUJkbmv1YeCQHs0lvugN0Rio4DClcTKun_R8rzUX38P3gcSbvt-k0kQwiHatYGroHlM6a7BCRljTROawnO7akFw06sfpHZgdy46ee2-PmFaVX5m986DkAbKqFNt87li1gnbVN7qjuIwcKe0trd5pH8VNU750JeFZddmAZyKc1N9NWaZ9AAuUlN9Gk21vtfAc73YktZwNM0BpwFH4Am7SIh2itgV678sk_FHS6-lc4UcLv2I0jeKf3t5q5W3defEi7_9t2CQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!