Kryekuvendari Kadri Veseli ka pranuar sot një letër nga ish-sekretarja merikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Përmes kësaj letre Albright i konfirmon Veselit edhe një herë mbështetjen e parezervë për popullin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Pranova sot një letër nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, përmes të cilës konfirmon edhe një herë mbështetjen e parezervë për popullin e Kosovës. Vendi ynë është krenar me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë anembanë botës, që i qëndrojnë gjithmonë pranë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.