Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sonte ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini.
Në këtë emision, Veseli ka shpalosur si rrallë më parë detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, Veseli është pyetur edhe për kundërshtarët politikë. I pyetur se a do ta pranonte në konak të shtëpisë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Veseli ka thënë se shtëpia është e Zotit e mikut, andaj natyrisht se do ta priste edhe Albin Kurtin.
“Shtëpia është e mikut është e Zotit, runa zot mos me e prit”, ka thënë shkurt Veseli. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/422877445247355/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.