×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Qeveria duhet të ndihmojë bizneset, ndryshe humbin mijëra vende pune

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:34

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë aktuale se nuk ka marrë masa të mjaftueshme në luftimin e koronavirusit.


    “Masat që ka marrë qeveria nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe jemi të shqetësuar me rolin e qeverisë në tërë këtë situatë, sepse me nënvlerësimin mund ta përkeqësoj gjendjen për qytetarët tanë”, tha Veseli, shkruan Reporteri.net.

    Kreu i PDK-së tha se qeveria duhet të bëjë një program që t’i mbështet bizneset e sektorit privat.

    “Bizneset private rrezikojnë të kenë mungesë të qarkullimit duke rrezikuar qindra mijëra vende pune. Është e domosdoshme një program stimulues financiar për sektorin privat, për të siguruar dhe garantuar që qytetarët nuk do t’i humbin vendet e tyre të punës dhe që në fund të muajit t’i kenë pagat e tyre”, tha Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!