Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), njoftoi për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë
E lidhur me këtë vendim të MCC-së, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Reporteri.net.
Ai në një postim në faqe e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe i shumëpritur.
Tutje, Veseli akuzoi edhe ish-kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se sjellja e tij e rrezikshme ka cënuar raportet e shenjta me Amerikën dhe kështu sipas tij, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija këto njëzt vitet e lirisë dhe pavarësisë.
Po ashtu, ish-kryeparlamentari Veseli, ka thënë se edhe Qeveria Hoti, të cilën e quan “Qeveri e status quos”, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme koordinimin me SHBA-të.
Ky është postimi i tij i plotë:
Zhbllokimi i fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën, është lajm i mirë dhe i shumëpritur. Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.
Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë.
Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1608638662644667?__xts__%5B0%5D=68.ARByeOwtJAcLXUFMj9DwbHbQgUHbiEYhbL4bdAPkMPRJqUtQqkm0H8v5Mm9V0I0_7UKxtrs4_Oad-X6GxTBPXBWZPjxCcHHJnl_Cso3GJ_k-wPPxOyLmFBCYTzHwDJhjk3zdYztjEhLrEGrxV4g7IEAykdMtQL0rlEUw58ruhm7OQUkYO_15-n-h4JFy0uA7-F0M3SSvJF0ODPzJdv8dTIRumiyyb8E9oXNYKba-c5Q0Lcdtt-hphvZTj9d7f7Jp_VaZalsXZtEjhO2U_XtVxhAYqiNv3oVlNuQi3w9pddvvz2OQpIn7uUz6YK4_kIbfSxeTfN-srlnNnG0IPLIDPw&__tn__=-R
/Reporteri.net/