×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli refuzon ftesën e Haradinajt për zgjedhjet: Nuk shkojmë në takimet që thërret çdokush

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 21:20

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ka ftuar në një takim partnerët e koalicionit qeverisës për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar.


    “E kam ftuar për nesër edhe kryetarin Veseli, edhe kryetarin Limaj, edhe partnerët e tjerë të koalicionit”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

    “Për çfarë do të diskutoni?”, e pyeti një gazetar.

    “Për ngrohjen globale”, iu përgjigj duke qeshur Haradinaj.

    Por Veseli ka lënë të nënkuptohet se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga Haradinaj.

    “Ne shkojmë në zgjedhje me besimin që qytetarët meritojnë me mire. Nuk është prioritet për PDK-në takimet që i thërret kushdo. Prioritet është interesi i qytetarëve për aq sa zgjedhjet janë edhe një shans për të ardhme më të mirë”, ka thënë Veseli.

    Veseli ndërkaq ka deklaruar se në takime i shkon veç presidentit Thaçi.

    “Ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësit e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendos shpërbërjen me dy të tretat e votave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!