×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli rrëfen për herë të parë bisedën me Adem Jasharin: Ishalla na lajnë ka një mashkull gjallë, sa mos me na humbë fara

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 20:59

    Kadri Veseli ka treguar për herë të parë një ngjarje interesante nga lufta, kur ka qenë në Tiranë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.


    Kreu i PDK-së, në emisionin N’Konak të Infokusit i transmetuar në RTV Dukagjini, ka treguar se nga viti 1992 ai dhe Adem Jashari kanë qenë bashkë në Tiranë dhe ka treguar një bashkëbisedim të tyre në banesën e tij.

    Veseli është shprehur se Adem Jashari ka qenë i shqetësuar në kohën kur kanë qenë në Tiranë, pasi që ai i kishte lënë fëmijët dhe familjen në Prekaz dhe nuk e ka ditur se a do ta sulmojë Serbia shtëpinë, apo çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

    “Ishalla na lajnë ka një mashkull gjallë, sa mos me na humbë fara se për neve nuk ka problem edhe me shku”, ka cituar Veseli, fjalët e Adem Jasharit.

    Tutje ai ka thënë se Komandanti legjendar i UÇK-së ka qenë burrë dhe nuk ka qenë frikacak, ashtu siç ka qenë burrë ju ka shkuar edhe gjërave deri në fund.

    Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!