Kreu i PDK-së, njëherit kryekuvendari në detyrë, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Veseli thotë pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar.
Ndërsa thotë se mbetet i përkushtuar ta luftojë korrupsionin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Veselit:
Sot e prita ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë.
Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar.
Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë! /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.