Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit që kishte me kryetarët e degëve të partisë, ka takuar edhe kryesinë e Rinisë Demokratike.
Fotografinë nga ky takim e ka publikuar, kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi.
“Ne jemi gati”, ka shkruar Bislimi në postimin e tij, duke aluduar për përgatitjet e PDK-së për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Në takim me kryetarët e degëve, Veseli sot kërkoi mobilizim të menjëhershëm duke filluar me krijimin e shtabeve zgjedhore në çdo degë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.