Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka përsëritur se VV i kishte dërguar njerëz atij për të bërë koalicion.
Ai ka thënë se ish-kryeministri Kurti u ka dërguar “mësit”, por shton se PDK nuk është bërë pjesë e, sic i quan ai “lojëra”, shkruan Reporteri.net.
“Albin Kurti ka dërguar mësit të jemi bashkë në pushtet, PDK s’bëhet pjesë e lojërave”, ka thënë Veseli.
Këtë refuzim, ai thotë se nuk e ka bërë për shkak të vijave të kuqe, por thotë se nuk mund të bëjë koalicion me “askënd që nuk ka concept nacional”.
“Skam vija me askënd por s’mund ta ndaj pushtetin me askënd që nuk ka koncept naacional dhe nuk e shanë askënd”, shton Veseli.
E cështjen e ftesës së VV-së për PDK-në, Veseli e ka zbuluar së pari herë në intervistën për Reporteri.net që u publikua para disa javësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.