×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli thotë se nuk e ka mendjen të bëjë pushtet dhe fushatë elektorale

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 14:31

    Pasi e vizitoi dje veriun e vendit, kryetari i PDK-së Kadri Veseli sot po qëndron në Komunën e Ferizajt ku fillimisht e ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare, derisa më pas do të vizitojë edhe disa biznese.


    Në ndërkohë, ai ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe komuna të tjera në Kosovë për të parë nga afër se si po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

    Por, a është kjo një fushatë parazgjedhore – nëse ka zgjedhje të reja – e Kadri Veselit?

    “Përkundrazi. Kjo është që të tregojmë se ne nuk jemi ndalë as në luftë dhe nuk do të ndalemi as në pandemi”.

    “Pak e hiç e kam mendjen për fushatë elektorale dhe për pushtet. Ta kryejmë këtë pjesën e rëndë që e kemi, të jemi të suksesshëm dhe të mos e mashtrojmë vetveten. Nëse kemi vërtetë të infektuar t’i identifikojmë ata dhe ta ndalim zinxhirin e infeksionit. Në momentin që e kalojmë këtë rrezik për shëndetin e njerëzve, atëherë është pjesa e ekonomisë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!