Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tij.
Veseli ka treguar përmes një deklarate se aktakuza ndaj tij është ngritur dje pasdite.
Për dallim nga të tjerët që kanë kritikuar Gjykatën Speciale për mënyrën se si po vepron, Veseli ka treguar respekt duke e vlerësuar se i dërguan ftesë e nuk e arrestuan, shkruan Reporteri.net.
Deklarata e plotë e Veselit:
Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe.
Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces.
Më shumë se njëzet vite kanë përfunduar që nga përfunimi i luftës çlirimtare. Kosova tani është një shtet i pavarur, dhe është në rrugën e sigurt për tu bërë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Pasi që aspirojmë që të trajtohemi si partner të barabartë me shtetet e tjera, liderët tanë politikë duhet të jenë në lartësinë e kësaj sfide dhe të sillen si burrështetas të kalibrit ndërkombëtar. Kur liderët e përveçëm thirren për të bashkëpunuar me një tribunal ndërkombëtar, ne duhet të veprojmë kështu pa hezitim. Edhe nëse ka akuza të bëra kundër nesh, atyre ju duhet dhënë përgjigja në mënyrën e duhur, me faktet e së vërtetës. Unë këtë jam duke e bërë.
Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor. Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet ti shkojmë deri në fund.
Për të mirën e kombit, nganjëherë duhet të bëhen edhe sakrifica personale. Shumë nga njerëzit tashmë kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Shumë prej tyre kanë bërë edhe sakrificën sublime. Procesi që po fillon para Dhomave të Specializuara është hapi i fundit në rrugëtimin tonë historik drejt shetëndërtimit të plotë. Duhet konsideruar si një mundësi për të vënë në dukje se ne kemi bërë një luftë të drejt dhe të pabarabartë, dhe e kemi bërë këtë luftë në mënyrë të ndershme.
Edhe nëse ka pasur gabime, personat e përfshirë duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Ky është kuptimi i sundimit të ligjit për një shtet të ri si i yni. Unë jam i bindur se pasi gjykatësi do të dëgjojnë të gjitha faktet, kanë për të konkluduar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje e popullit, një kryengritje për vetëmbrojtje me burra dhe gra trima, të cilët bën maksimumin e tyre në rrethana të jashtëzakonshme. Pa struktura formale për të mbrojtur popullësinë civile kundrejt një një masakre ushtarake gjenocidiale të planifikuar me kujdes prej forcave serbe. Sot, në nderim dhe përkujtim të më shumë se 10 mijë viktimave të pafajshme të regjimit të Millosheviqit, ne duhet të ngrihemi në këmbë dhe të tregojmë historinë tonë. Unë do ngrihem në këmbë të tregoj historinë time. Në duhet të ngrihemi për të treguar historinë e tyre. Ne duhet ti qartësojmë të gjitha faktet, në mëyrë që historia ta njeh të vërtetën.