Ish-eprori i UCK-së Kadri Veseli më 4 dhjetor do të intervistohet në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën.
Ftesën e marrë nga e ashtuquajtura Gjykata Speciale, kreu i PDK-së e ka njoftuar përmes një konference për shtyp nga selia e partisë së tij.
Ai tha se do t’i përgjigjet ftesës për të dëshmuar pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Po, unë do t’i përgjigjem kësaj ftese me 4 dhjetor në Hagë”, tha në fund të konferencës ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.