Bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta, rrallë herë shihet nëpër media.
Kjo, ani se është gruaja e një prej politikanëve më të rëndësishëm në vend.
Megjithatë, ani pse jo ajo, Kadri Veseli, në emisionin e gazetës inFokus, n’Konak, tregon se si u njoftua me Violetën, tanimë gruan e katër fëmijëve të tij.
Por, para se të vije ky moment, Veseli ishte pjesë e luftës, andaj thotë se në atë kohë, nuk ishte shumë i preokupuar për të gjetur fatin e jetës.
“Jeta jonë u kanë kjo e fatit të popullit tonë, edhe përbesë jo që skam mendu me u martu po as nuk kom pas vakt me u martu ma herët, nuk e dijshim a po shpëtojmë gjallë me e marrë në qaf edhe dikënd me pas afër vete, aq më tepër me la fëmijë thjeshtë i përjetshëm koftë kujtimi i të gjithë atyre që kanë ra dëshmorë kanë pas familje”.
Megjithatë, lufta përfundoi, e tani për Veselin ishte koha të gjej edhe “nafakën”.
“Tani pas lufte, ish kon fati i tillë, unë banojsha në banesa private paslufte deri sa kom ardhë në këtë banesën në 2003 kom ardhë, gjithmonë kom banu me qera. Një ka qenë tek Ulpiana e bashkëshortja e kishte axhën aty, po ajo se ka ditë, në fakt unë e kam parë shumë herët, tani erdh momenti edhe me kontaktu, se u dufke kadal dal e kështu e deshti zoti tash i kemi katër fëmijë me Violetën, jam shumë i kënaqur me familjen”, deklaroi Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.