Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, para katër ditësh takuan banorët e fshatit Semaj dhe Doganaj të cilët protestuan për dëmtimet e shumta që u janë shkaktuar rrugëve të këtyre lokaliteteve nga ndërtimet e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Veseli i kishte siguruar banorët se rrugët e dëmtuara do të rregullohen menjëherë pas përurimit të autostradës së re.
Një ditë pas përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, nisi asfaltimi i rrugëve lokale të dëmtuara, sipas kërkesave të banorëve.
Me këtë rast, kryeparlamentari Kadri Veseli përmes një shkrimi në Facebook i ka përshëndetur punimet derisa i ka uruar banorët për rrugët e reja ndërsa është zotuar edhe për investime tjera në këtë zonë.
“Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës. Ky ishte premtimi që para katër ditësh ua dhamë bashkë me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.