×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli u telefonon ambasadorëve, i bën thirrje Qeverisë të marrë masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve kosovarë

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 11:37

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka biseduar me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri e Francë për t’u interesuar për gjendjen e diasporës në këtë kohë pandemie.


    Veseli ka thënë se gjatë këtyre bisedave është informuar se kemi ende qindra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Ai i ka bërë thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të ndërmarrë masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen.

    Njoftimi i plotë:

    Pata kënaqësinë të bisedoja me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë, të cilët i thirra në telefon për t’u interesuar për gjendjen e diasporës sonë në këto vende në kushtet e pandemisë. Duhet të jemi mirënjohës ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët tanë por edhe të krenohemi me shërbimin tonë diplomatik për dedikimin që po dëshmon. U gëzova kur më treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen.

    Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!