×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 17:03

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kandidat për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka uruar sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.


    “Dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta. Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës duke nisur një ndër rrugët më të bukura të jetës, rrugën e diturisë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    Ai po ashtu ka uruar edhe mësimdhënësit e prindërit për punën dhe angazhimin e tyre.

    “Njëherazi uroj edhe mësimdhënësit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, ka shkruar Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!