×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli vizitë për Bajram në Prizren, në familjen që dha hero e dëshmorë për liri

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 12:42

    Mesditën e tij, bashkë edhe me bashkëshorten Violetën, Kadri Veseli e ka vazhduar në Prizren për vizitë tek familja Shala, e cila dha hero dhe dëshmorë për lirinë e Kosovës.


    “Bashkë me Violetën, vendosëm që vizitën e parë për këtë Bajram ta bëjmë në Prizren, tek familja e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre”.

    “Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe të tyre, ta lehtësojë sadopak kujtimi për ta dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!