×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Vështirë të gjendet komunë në Kosovë me kaq investime”, Kurti e kandidon për mandat të dytë Bulliqin

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 13:18

    Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sërish që Shpejtim Bulliqi të jetë i nominuari i kësaj partie për kryetar për zgjedhjet lokale.

    Kjo u bë me një ceremoni në zyret e kësaj partie në Podujevë.

    Për këtë vendim ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha: “Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!”.

    Në këtë ceremoni prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, si dhe zyrtarë e deputetë të kësaj ane.

    Ai ka lëvduar udhëheqjen e deritanishme të Bulliqit në krye të kësaj komune, duke thënë se  është vështirë të gjesh komuna të tjera me një ngritje kaq të lartë të investimeve.

    Kurti u shpreh i bindur se Bulliqi do të jetë edhe për mandat në krye të Podujevës.

    “….Është vështirë me gjetë komuna të tjera ku ka një ngritje kaq të lartë të investimeve në , infrastrukturë, bujqësi, investim, shëndetësi, e ndërmarrësi. Kryetari Bulliqi është shembull edhe përtej Llapit edhe përtej kohës në të cilën ndodhemi, prandaj duhet të zgjatet kjo kohë edhe me një mandat të ri”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!