Një vetaksident trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 18:15 në fshatin Doberdolan të Suharekës.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit vozitësja dhe pesë pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.
Ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar
“Fsh. Doberdolan, Suharekë 22.11.2024 – 18:15. Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.