×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident i rëndë në Podujevë, fëmijët që ishin duke lozur ikin me vrap – shpëtojnë mrekullisht

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 16:53

    Një vetaksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Llugë të komunës së Podujevës.


    Në një video të publikuar nga Klan Kosova shihet se si disa fëmijë shpëtojnë mrekullisht ndërkohë që ndodheshin duke lozur pranë vendit të ngjarjes.

    Ata shihen duke u larguar me shpejtësi, kur vetura del jashtë rrugës dhe hyn në pjesën ku ndodheshin fëmijët.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar katër persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!