×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Vetaksident me fatalitet në Pejë

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 20:04

    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Qungur të Pejës.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti i rëndë ka ndodhur nëora 18:35.

    Ai bëri të ditur se vdekjen e të aksidentuarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!