×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 10:00

    Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dalja Prizren Jug, ku si pasojë ka vdekur një person, e është lënduar një tjetër.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug 12.02.2025 – 22:25.  Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku, ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident (mashkull kosovar), si dhe lëndime të rënda ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!