×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Vetaksident në Kaçanik, vdes një person

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 9:07

    Një person ka humbur jetën në një vetsaksident trafiku të mërkurën në Kaçanik.

    Policia e Kosovës njoftoi se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, derisa trupi i pajetë është dërguar me urdhër të prokurorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Rasti po hetohet si “aksident trafiku me fatalitet”.

    “Ka ndodhur vetaksident trafiku, ku ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarjes, ndërsa trupi i pa jete me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga njësia përkatëse policore”, thuhet në njoftimin policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!