×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 19:31

    Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se një veturë është vetaksidentuar.

    Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    “Rreth orës 17:00 ka ndodhë. Është vetaksident, është raportuar vetëm për dëme materiale”, deklaroi Ahmeti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!