Vozitësja e një veture ka pësuar lëndime trupore si pasojë i një vetaksidenti në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Rastin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeri, e cila tha se e lënduara tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe si pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për gazetën online Reporteri.net.
Njëherit, Ahmeti shtoi e njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.