Një 21-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksident trafiku të ndodhur të enjten në Vushtrri.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit ka goditur një shtyllë të betonit dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të hapet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku ku një veturë me targa vendore me ngasës të dyshuarin m/k ka goditur një shtyllë të betonit me ç’rast i dyshuari ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë prej nga e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.