Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një vetaksident të rëndë në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.
Viktima dhe të lënduarit janë të mitur.
Dy të lënduarit të cilët pas aksidentit u transferuan në QKUK, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net, e bëri të ditur drejtori Emergjencës Naser Syla, i cili tha se janë kryer ekzaminimet e nevojshme si dhe konsultat.
Siç theksoi Syla të miturit kanë politrauma të rëndë dhe trajtimi do të vazhdojë në Mjekësinë Intensive Qendrore (MIQ).
“Të dy janë në Emergjencë në gjendje shumë e rëndë, janë kry ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme, kanë politrauma të rënda, trajtimi do të vazhdon në MIQ”, tha Syla për Reporteri.net.
Sipas policisë, vetaksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit të veturës që përfundoi duke goditur një shtyllë betoni.
“Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sёlëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/