×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e fundit

    Vetaksidenti në veri, pesë nga tetë policët lirohen për në shtëpi – tre të tjerët po trajtohen në QKUK

    Reporteri
    14 Dhjetor 2024 | 7:59

    Një autoblindë e Policisë së Kosovës u aksidentua mbrëmë në fshatin Grabovc  në veri të Kosovës, ku të lënduar kanë mbetur 8 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë u liruan në shtëpi kurse tre vazhduan të trajtohen në Klinikën Emergjente në QKUK, shkruan Reporteri.net

    “Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha ai në njoftim.

    Postimi i plotë i ministrit Vitia:

    Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.

    I vizitova sonte (mbrëmë) dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë.

    Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

    I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.

    I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!