Dy motoçikleta në lëvizje janë vetaksidentuar sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, me ç’rast janë lënduar ngasëset e tyre dhe dy pasagjere.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Reporteri.net se sot rreth orës 16:30 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë ndodhë dy vet aksidente.
“Në këto vetaksidente kanë qenë të përfshira dy motoçikleta në lëvizje, të cilat për arsye akoma të panjohura kanë humbur kontrollin dhe janë vet aksidentuar”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë e aksidenteve 4 persona (femra) kanë pësuar lëndime trupore (ngasëset e motoçikletave dhe pasagjeret).
Me rastet po merret njësiti i trafikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.