×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Vetdorëzohet në polici i dyshuari nga Peja që kërkohej për mbi 15 vjedhje

    Reporteri
    25 Janar 2025 | 14:05

    Lirim Kurtaj është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë të premten, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, i njëjti ishte në arrati nga 23 korriku i 2024-ës, dhe me 7 gusht të vitit të kaluar, ishte shpallur nё kёrkim nga policia.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se derisa i dyshuari ishte në arrati, policia i ka mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё tjerë të dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs,.

    Këta dy tё dyshuar akuzohen pёr veprën penale “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara”.

    Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi 15 vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:

    Njё Pistoletё Zoraki, njё karikator dhe 16 fishekё,40 fishekё kal:8x57mm,Njё Sprej OC,Njё mjet i mpreht (thikё).
    Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!