×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetë bënë fushatë me mijëra persona, por sot qeveria Kurti mori vendim për mbylljen e vendit

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 16:38

    Qeveria e Kosovës, sot mori vendim për mbylljen e vendit duke përfshirë lirinë e lëvizjes pa orës 22:00, mbylljen e gastronomisë, qendrave tregtare, fitneset dhe shkollat.


    Në mbledhjen e qeverisë, ministri Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar edhe për një ser masash tjera që përfshijnë edhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave, por para dy muajsh ai dhe partia e tij, zhvilluan fushatë zgjedhore me qindra mijëra persona pa asnjë masë kundër covid-19.

    Fushatën zgjedhore Albin Kurti e Arben Vitia e kishin filluar qysh në tetor të vitit 2020, për zgjedhjet në Podujeve, duke organizuar tubime në sheshe, shkolla e oda, gjatë të cilave nuk respektoheshin masat kundër covid -19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!