Bashkimi Evropian e ka publikuar të plotë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në të janë 11 nene, të cilat janë miratuar vetëm verbalisht pasi palët kosovare dhe serbe nuk kanë nënshkruar propozimin e BE-së.
Ajo që është bërë më e qartë për publikun është pika 7 e këtij propozimi, ku bëhet fjalë për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Ky nen gjithashtu kërkon që palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.
“Neni 7″
Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.”
Publikohet zyrtarisht plani evropian, këto janë 11 pikat për të cilat u dakorduan Kurti dhe Vuçiq