×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëdorëzohet Kadri Veseli te Gjykata Speciale

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 10:32

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka arritur në zyret e EULEX-it në kuadër të Speciales që gjenden në Fushë-Kosovë.


    Veseli tashmë është dorëzuar veten pas konfirmimit të aktakuzës.

    Pak minuta më parë Veseli ka bërë të ditur se aktakuza ndaj tij  është konfirmuar dhe se i njëjti ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave.

    Veseli përmes një deklarate publike, ku ka thënë se dje pasdite ka marrë konfirmimin për ngritjen e aktakuzës.

    Në EULEX është dorëzuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

    Kujtojmë se dje ndërkaq u arrestuar Jakup Krasniqi dhe u dërgua në Hagë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!