Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë, shkruan Reporteri.net.
I dyshuari Rr.M me armën e tij kishte gjuajtur një automjet.
“Me datën 10 dhjetor 2020, në ora 00:05, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihail Grameno”, në Prishtinë, ku nuk ka pasur persona të lënduar, është raportuar vetëm për dëmtim prone (automjet)”, tha ajo.
Sipas Ahmetit, njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe të nijëtit i është dërguar ftesë për paraqitje në polici.
“Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit, si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Personi i dyshuar Rr. M (mashkull) 26 vjeç, i cili dyshohet për veprat, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim”, ka shtuar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.