×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 0.4 % e qytetarëve të Maqedonisë e konsiderojnë Kosovën si vend mik, e duan më shumë Serbinë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 19:31

    Shqipëria dhe Kosova janë armiq më të mëdhenj të Maqedonisë se Veriut, sa sa Serbia dhe Rusia. Kështu kanë vlerësuar qytetarët e përfshirë në anketën “Evrometar”  të realizuar nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink në Shkup.


    Duke u përgjigjur në pyetjen “Se cili shtet mund të jetë armiku më i madh i vendit”, diku rreth 6 për qind e qytetarëve vlerësojnë se Shqipëria është armiku më i madh dhe paraqet rritje në krahasim me vitin 2020, kurse rreth 2 për qind vlerësojnë se Kosova është armiku më i madh. Që po ashtu paraqet rritje në krahasim me vitin 2020.

    SHBA konsiderohet si armiku më i madh i Maqedonisë së Veriut nga 3.8 për qind e qytetarëve, që është shumë më tepër se 0/3 përqindëshi që armik më të ,madh e konsiderojnë Serbinë dhe Rusinë.

    Ndryshe si ‘armik më i madh i Maqedonisë së Veriut për momentin bindshëm prinë Bullgaria, me 51.5 për qind, që megjithatë paraqet rënie në krahasim me vitin 2020 kur ka qenë afër 78 për qind.

    Në krahasim me vitin e kaluar është rritur dukshëm edhe numri i qytetarëve që si armik kryesor e konsiderojnë Bashkimin Evropian.

    Simpatitë e mëdha të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për Serbinë i konfirmon edhe pjesa e anketës ku qytetarët e anketuar janë pyetur se “Cili vend mund të jetë miku më i madh I vendit?”.

    Në këtë pjesë bindshëm prin Serbia, të cilën si mikun më të mirë e konsiderojnë 25 për qind e të anketuarve, kurse Shqipërinë 4.4 për qind, e Kosovën vetëm 0.4 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!