×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 10 raste të reja me coronavirus dhe 38 të shëruar

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 21:19

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar vetëm 10 persona me coronavirus, ndërsa 38 raste të shëruara.


    Në bazë të këtyre rasteve numri total i të prekurve nga coronavirusi arrinë në 823, ndërsa i atyre të shëruave 336, shkruan Reporteri.net

    Nga njoftimet e IKSHPK-së, duke se situata ka filluar të përmirsohet pasi që tash e disa ditë numri i të shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve.

    Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar për lehtësim të masave pas rënies të numrit të të infektuarve me coronavirus.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!