×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 186 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 7:31

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 186.


    Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174, ndërkaq nga fillimi i pandemisë betejën me coronavirusin e kanë humbur 2,250 persona.

    Ndryshe, procesi i vaksinimit antiCOVID-19 po vazhdon.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

    Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!