×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 6 nxënës të vaksinuar në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, të tjerët nuk pranuan

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 23:08

    Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

    Dy javë më parë kishin krijuar radhë të gjata në korridor.

    Krejt këta nxënës të shkollës “Xhevdet Doda” prisnin që të marrin vaksinën kundër COVID-19.
    Por, interesim të njëjtë nuk po ka nëpër shkollat e tjera.

    Gjatë së premtes ishte dita e fundit kur shkolla “Shtjefën Gjeçovi” kishte caktuar afatin për prindërit që të japin një deklaratë të pëlqimit për vaksinim.

    E nga 1000 nxënës sa ka kjo shkollë, vetëm gjashtë prindër të tyre kanë pranuar që t’i imunizojnë fëmijët, përmes ekipeve mobile.

    Drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla ka treguar që ka mbajtur një mbledhje me Këshillin e Prindërve.

    Këtu u konfirmua se të njëjtit po hezitojnë që t’i vaksinojnë fëmijët.

    Krahas kësaj, ai tregon që janë rreth 100 nxënës, të cilët nëpër qendra të vaksinimit, janë imunizuar më parë.

    Interesim i ultë për vaksinim përmes ekipeve mobile vërehet edhe nëpër shkolla të tjera.

    Gjatë javës së kaluar, në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, u vaksinuan vetëm 30 nxënës.

    Se ka hezitim për vaksinim të nxënësve, konfirmuan edhe nga komuna të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!