×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e Nisma nuk nënshkruajnë kërkesën e seancës për mbylljen e kazinove

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 16:57

    Deputetët e LDK-së, PDK-së, VV-së dhe PSD-së kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovë dhe do të kërkohet që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.


    Në mbledhjen e nënshkrimeve për seancën në fjalë mungojnë nënshkrimet e deputetëve të AAK-së dhe Nismës, shkruan Reporteri.net.

    Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në kërkesën e publikuar në Facebook kishte ftuar” të gjithë deputetët, pa përjashtim të nënshkruanin kërkesën për seancë”.

    Kjo vjen pasi brenda pak ditësh janë shënuar dy vrasje brenda kazinove.

    Ndërkohë Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për çështjen e kazinove do të mbahet nesër. Paraprakisht nga ora 11:00, do të mblidhet kryesia për ta thirrur seancën në fjalë.

    “Të premten, më 22. 03. 2019, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. Koha: 10:30. Vendi: Salla C-301. Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Tutje, aty tregohet se pas mbledhjes së Kryesisë, Kuvendi pritet të mblidhet menjëherë në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. ​/Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!